Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Edi Rama largohet nga intervista pasi pyetet për korrupsionin

Edi Rama largohet nga intervista pasi pyetet për korrupsionin
Foto: lajmifundit.al

Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, e publikuar nga platforma “Channel 5”, është tani e disponueshme. Më parë ishte raportuar se biseda u ndërpre befas nga kreu i qeverisë shqiptare.

Gjatë intervistës, gazetari amerikan i ka bërë Ramës pyetje për një sërë çështjesh delikate që lidhen me Shqipërinë, si korrupsioni, pastrimi i parave dhe trafiku i drogës.

Një nga momentet më të tensionuara të bisedës ishte diskutimi i marrëdhënieve të kryeministrit me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe i projekteve të tij investuese në bregdetin shqiptar.

Pyetjet e Callaghan krijuan tension gjatë bisedës, e cila nuk përfundoi ashtu siç ishte parashikuar, pasi Rama vendosi të ndërpresë intervistën dhe të largohet.

Publikimi i videos së plotë vjen pas lajmit për largimin e kryeministrit, i cili ishte bërë publik më herët. Tani mund të ndiqet e gjithë përballja dhe momenti kur intervista u ndërpre.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha