Këngëtari Shkelzen Jetishi-Xeni i ka kujtuar motrën e tij të ndjerë, një vit pas vdekjes së saj.
Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh drejtuar asaj, duke shprehur mungesën dhe dashurinë që vazhdon ta ndjejë.
“Sot një vit pa ty, motër e dashur. Ne jetojmë me kujtimet e tua, me dashurinë dhe respektin tënd… Do të të kujtoj gjithmonë me dashuri”, ka shkruar këngëtari.
Me këto fjalë, Xeni ka përkujtuar lidhjen me motrën dhe vendin e rëndësishëm që ajo zë ende në kujtimet e tij, shkruan “Kosovarja”.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









