Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Arbër Hajdari reagon pas emrit të tij si zëvendësues i Veliajt

Arbër Hajdari reagon pas emrit të tij si zëvendësues i Veliajt
Foto: lajmifundit.al

Arbër Hajdari ka reagsuar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj, i cili e përshkroi si një nga personat e zgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Reagimi:

Më kanë shkruar shumë mesazhe për thashethemet e Erion Veliajt. Jam i habitur dhe nuk e kuptoj pse këtë herë jam përfshirë unë në historitë e trilluara të tij.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje penale dhe politike. Nuk jam i papunë, dhe nuk kam pasur kurrë ndonjë dëshirë për t’i dhënë punë askujt, aq më pak Lali Erit.

Fundjavat e mia kalojnë gjithmonë ndryshe, në mes të njerëzve në nevojë. Gjithë java politike është po aq e njëjtë, e mbushur me fjalë të kota.

Mos u shqetësoni, miq, unë jam Arbri i fundjavës, shkruan Hajdari.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha