Pas më shumë se dy dekadash në hapësirë, teleskopi amerikan Swift po i afrohet fundit të misionit të tij. NASA ka konfirmuar se observatori pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës gjatë javëve të ardhshme, megjithëse data e saktë nuk është ende e njohur.
Teleskopi, i nisur në nëntor të vitit 2004, ndodhet aktualisht në një lartësi nën 275 kilometra mbi Tokë. Për të parandaluar rënien e tij, kompania Katalyst Space Technologies nisi anijen LINK, me qëllim që të lidhej me teleskopin dhe ta zhvendoste në një orbitë më të lartë.
Megjithatë, probleme teknike penguan përfundimin e operacionit. Swift ishte projektuar fillimisht për një mision dyvjeçar, por vazhdoi të funksionojë për më shumë se 20 vjet.
Gjatë kësaj periudhe, teleskopi regjistroi mbi 2 mijë shpërthime rrezesh gama, studioi rreth 1.400 shpërthime supernovash dhe kontribuoi në rreth 7 mijë publikime shkencore.
NASA njofton se të dhënat e mbledhura do të mbeten të disponueshme për studiuesit. Arkivi përmban rreth 12 terabajt informacion dhe mbi 1.5 milionë imazhe. Sipas parashikimeve, pjesa më e madhe e teleskopit do të digjet gjatë hyrjes në atmosferë, ndërsa disa fragmente mund të bien në det.
Burimi: pressonline.al










