Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Bianca Censori rikthehet me foto provokuese në një veshje të lartë

Bianca Censori rikthehet me foto provokuese në një veshje të lartë
Foto: bordo.al

100 mijë dollarë për një veshje me të brendshme, Bianca Censori rikthen fotot provokuese

3 November 2026, 18:23

Bianca Censori rikthehet me foto provokuese në një veshje të lartë

Bianca Censori ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga paraqitjet e saj më të komentuara, duke publikuar sërish fotografi nga një veshje që shkaktoi bujë gjatë vitit të kaluar. Bashkëshortja e Kanye West shfaqej me të brendshme të dekoruara në formën e karameleve, një kombinim mjaft i pazakontë për të cilin reperi raportohet se kishte paguar plot 100 mijë dollarë.

Arkitektja australiane, 31 vjeçe, ka ndarë me ndjekësit imazhe të realizuara në vitin 2025, ku pozonte me një palë reçipeta dhe tanga me motive karamelesh. Në fotografi, ajo shfaqet brenda një ambienti të mbyllur, ndërsa në dysheme, pranë saj, duket edhe një xhaketë me pupla, pjesë e së njëjtës paraqitje.

Veshja ishte bërë publike për herë të parë në qershor të vitit 2025 dhe nuk kaloi pa u komentuar. Por përtej stilit të pazakontë, vëmendjen e mediave e tërhoqi edhe shuma që thuhet se Kanye West kishte investuar për realizimin e saj.

Sipas një burimi të cituar në atë periudhë nga “The U.S. Sun”, reperi kishte shpenzuar rreth 100 mijë dollarë për setin me motive karamelesh. Burimi pretendonte gjithashtu se koncepti ishte diskutuar paraprakisht me Biancën dhe se ajo kishte kërkuar pagesë për të realizuar këtë paraqitje.

I njëjti burim shpjegonte se Kanye dëshironte të ruante imazhin e tij të guximshëm dhe provokues, duke e vendosur bashkëshorten në qendër të vëmendjes përmes zgjedhjeve të pazakonta në veshje.

Moda e Biancës, gjithmonë në kufijtë e provokimit

Kjo nuk është hera e parë që Censori zgjedh kombinime që sfidojnë konventat e modës. Gjatë daljeve të saj publike, veçanërisht gjatë udhëtimeve në Evropë me Kanye West, ajo është shfaqur me veshje transparente, trupa të ngushtë dhe materiale rrjetë që kanë nxitur diskutime të shumta.

Në paraqitje të ndryshme, ajo ka zgjedhur një trupore të zezë me dekolte të theksuar, geta rrjetë, si dhe veshje transparente që kanë tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe mediave rozë.

Edhe së fundmi, Bianca ka vijuar me të njëjtën qasje ndaj stilit. Muajin e kaluar, ajo publikoi disa fotografi para një mbrëmjeje me bashkëshortin, ku kishte kombinuar një bluzë të kuqe rrjetë me një fund mëndafshi transparent. Në një tjetër dalje, ajo u shfaq me një trupore argjendi me shkëlqim, që vinte në pah siluetën e saj.

Historia e dashurisë me Kanye West

Bianca Censori dhe Kanye West kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në vitin 2022, pak javë pasi reperi përfundoi procedurat e divorcit nga Kim Kardashian. Ai dhe Kim kishin qenë të martuar për afro shtatë vite dhe kanë së bashku katër fëmijë.

Pas martesës, Bianca është parë në disa raste duke kaluar kohë me fëmijët e bashkëshortit, madje duke u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre familjare.

Ndërkohë, pavarësisht diskutimeve që shoqërojnë vazhdimisht zgjedhjet e saj të modës, Censori vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në mediat ndërkombëtare, ku thuajse çdo dalje e saj kthehet në lajm.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha