Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Roela jep përgjigjen e saj për Big Brother VIP

Roela jep përgjigjen e saj për Big Brother VIP
Foto: privebruto.com

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Vedati dhe Roela, të cilët tashmë kanë krijuar familjen e tyre, kanë folur në një intervistë për Prive by LS mbi jetën private, sfidat dhe planet e tyre.

Mes shumë temave të diskutuara, dyshja u pyet edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother VIP”, një format që duket se vazhdon të mbetet në mendjen e Vedatit.

“Shpeshherë e mendoj dhe e kam menduar shumë herë. Është e bukur të jesh pjesë e Big Brother. Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë Bigut, sepse i njoh kapacitetet e mia”, u shpreh Vedati, duke treguar vetëbesimin e tij.

Megjithatë, ai theksoi se bëhet fjalë për një vendim delikat dhe nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse do ta pranonte një eksperiencë të tillë.

Ndryshe nga Vedati, Roela u tregua më e prerë. Ajo tha se në këtë fazë të jetës nuk do të bëhej pjesë e formatit, për shkak të përgjegjësive familjare.

Jeta familjare dhe sfidat e çiftit

Kujtojmë se çifti ka kaluar nëpër ndryshime të rëndësishme gjatë kohës së fundit, ndërsa prindërimi dhe përkushtimi ndaj familjes janë bërë pjesë qendrore e jetës së tyre.

Mbetet të shihet nëse Vedati do ta kthejë ndonjëherë në realitet dëshirën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme, apo nëse kjo ide do të mbetet vetëm një mundësi e hapur. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha