TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Një grup studentësh dhe qytetarësh kanë vazhduar edhe mbrëmjen e sotme qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, në ditën e 22-të të protestës.
Situata ka mbetur e qetë, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë.
Kërkesat e protestuesve
Protesta kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në vend. Protestat e mëparshme u shoqëruan me akte dhune dhe përplasje të forta me policinë.
Thirrjet për dialog
Kryeministri ka bërë disa herë thirrje për dialog me protestuesit, por këto ftesa janë refuzuar vazhdimisht.
/gj.m/j.p/
Burimi: ata.gov.al









