Sot, më 3 nëntor, u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Gjobat e policisë dhe refuzimi i protestuesve
Sipas gazetarit Renaldo Salianji, policia ka gjobitur disa protestues për bllokimin e qarkullimit normal të automjeteve. Protestuesit, megjithatë, kanë refuzuar të paguajnë gjobën.
“Me të gjithë qytetarët që unë kam biseduar, asnjëri nuk e ka paguar gjobën e policisë. Ata kanë thënë se nuk e paguajnë gjobën, sepse kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe se nuk kanë penguar asnjë qarkullim automjetesh”, tha Salianji.
Situata përpara Kryeministrisë
Qëndresa e qytetarëve vazhdon përpara Kryeministrisë. Policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve se do të gjobiten nëse nuk largohen. Disa protestues u kanë thënë efektivëve se e kishin njoftuar policinë për protestën dhe se gjobat janë të paligjshme.
Janë raportuar edhe shoqërime të disa qytetarëve, të cilët janë çuar në komisariat dhe gjobitur me 50 mijë lekë të vjetra për bllokim të makinave. Sipas akt-normativit të miratuar nga qeveria, ky është ndëshkimi për këtë shkelje.
Qytetarët e gjobitur kanë refuzuar të paguajnë dhe kanë shkruar në fletën e gjobës “Rama ik”.
Burimi: www.balkanweb.com










