Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Zhernovski: Alta Banka është pjesë e marrëveshjes Mickoski-Vuçiq

Zhernovski: Alta Banka është pjesë e marrëveshjes Mickoski-Vuçiq
Foto: albeu.com

Andrej Zernovski, sekretar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, deklaroi në një intervistë për Alsat se Maqedonia do të përballet me pasoja negative për shkak të afërsisë së Mickoskit me Vuçiqin.

Paralajmërimet e LSDM-së për Alta Bankën

Sipas Zhernovskit, LSDM kishte ngritur shqetësime gati një vit më parë për kapitalin e dyshimtë të Alta Bankës dhe rreziqet që mund të sillte hyrja e saj në tregun maqedonas, por qeveria nuk i mori parasysh paralajmërimet.

Ai vuri në dukje se refuzimi për t’i dhënë bankës qasje në tregun evropian nuk ishte i rastësishëm. Shkak, tha ai, ishin dyshimet për origjinën e fondeve, pastrimin e parave dhe rreziqet ndaj sigurisë.

Pasojat e lidhjes mes Mickoskit dhe Vuçiqit

“Fatkeqësisht, ende nuk i kemi parë pasojat apo ndikimet negative të lidhjes së ngushtë mes Mickoskit dhe Vuçiqit. Kjo është vetëm ajo që po shohim fillimisht, ndërsa mund të ndodhin edhe gjëra më të tmerrshme. Në dhjetor mbushet saktësisht një vit që kur unë dhe kolegët e mi folëm për këtë çështje. Ne paralajmëruam se Alta Banka po hynte me kapital jashtëzakonisht të dyshimtë dhe se ndalimi i saj në Evropë nuk ishte rastësi. Banka Qendrore Evropiane nuk e lejoi hyrjen e saj për shkak të origjinës së parave, pastrimit të tyre dhe rreziqeve të sigurisë që banka dhe ky kapital paraqesin për gjithë rajonin”, u shpreh Zhernovski.

Zhernovski tha se Alta Banka u fut në tregun e Maqedonisë pavarësisht paralajmërimeve dhe ia atribuoi këtë interesave të biznesit të Mickoskit dhe Vuçiqit.

“Paralajmërimet tona nuk u dëgjuan dhe hyrja e bankës u imponua. Pse? Sepse kjo ishte marrëveshja e biznesit mes Mickoskit dhe Vuçiqit. Fatkeqësisht, tani po shohim pasojat”, tha ai.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha