Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Hoxhaj në Berlin: BE-ja duhet rol më të fuqishëm në Ballkan

Hoxhaj në Berlin: BE-ja duhet rol më të fuqishëm në Ballkan
Foto: pressonline.al

Ish-krydiplomati, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin, ku ka theksuar nevojën për një angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan.

Në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografi nga paneli, Hoxhaj ka vlerësuar se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po ndodhin në një periudhë pasigurie dhe ndryshimesh të thella në rendin botëror.

“Theksova se po jetojmë ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të BE-së në Ballkan, duke përfshirë edhe fushën e sigurisë.

Në këtë debat, Hoxhaj ishte së bashku me gjenerallejtënant Iulian Berdila, zëvendësshef i Mbrojtjes për Operacione dhe Trajnim në Rumani, dhe gjenerallejtënant Nuno Lemos Pires, drejtor i Politikës Kombëtare të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Portugalisë. Paneli u moderua nga Javier Colomina, përfaqësues i posaçëm i NATO-s për Fqinjësinë Jugore.

Hoxhaj ka nënvizuar se për Kosovën dhe rajonin, prania dhe angazhimi afatgjatë i partnerëve euroatlantikë mbeten thelbësorë.

“Për Kosovën dhe rajonin tonë, angazhimi i qëndrueshëm i BE-së dhe NATO-s mbetet jetik për paqen dhe të ardhmen euroatlantike”, ka theksuar ai.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha