Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Atletico Madrid pa Oblak, Inter dhe Manchester United në garë

Atletico Madrid pa Oblak, Inter dhe Manchester United në garë
Foto: telesport.al

Atletico Madrid ka filluar tashmë të mendojë dhe të veprojë për pasuesin e Jan Oblak. 33-vjeçari sloven është nën kontratë me “Colchoneros” deri në vitin 2028, prandaj Atletico Madrid po kërkon që tani zëvendësuesin e tij.

Dennis Seim në shënjestër

Sipas Fussball News, klubi madrileno ka vënë në shënjestër portierin e ri, Dennis Seim. I 20-vjeçari që mbron portën e Stuttgart konsiderohet si një portier me një të ardhme të madhe. Ai është nën kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029.

Konkurrenca për portierin gjerman

Përveç interesit të Atletico Madridit, në garë për portierin e ri gjerman janë edhe Inter dhe Manchester United, të cilat gjithashtu e shohin 20-vjeçarin si një garanci për portën e tyre.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha