Gazetarja Erla Mëhilli solli në “Now” zhvillimet e fundit nga zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
Sipas Mëhillit, Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të komunitetit hebraik në Nju Jork që të votojnë, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi. Në të njëjtën kohë ai ka vënë në shënjestër kandidaten demokrate për Senatin në Alaskë, duke sugjeruar edhe hetimin dhe arrestimin e saj.
Thirrjet dhe sulmet e Trumpit
“Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje komunitetit hebraik të Nju Jorkut: ‘Çdo votë ka rëndësi’. Gjithashtu, përmes postimeve, ka mbështetur kandidatët e tij dhe ka sulmuar rivalët. Për shembull, ka vënë në shënjestër kandidaten demokrate për Senatin në Alaskë, duke sugjeruar hetimin dhe arrestimin e saj, ndërsa ka ftuar elektoratin të votojë kandidatin republikan Sullivan. Ndërkohë, djali i presidentit, Donald Trump Jr., ka përmendur vrasjen e Charlie Kirk: ‘Votoni njësoj sikur ata të palës tjetër të ishin gati t’ju vrisnin vetëm sepse keni shprehur opinionet tuaja’, ka thënë ai”, tha Mëhilli.
Burimi: euronews.al










