Francesco Camarda ka luajtur vetëm 96 minuta këtë sezon me fanellën e Milanit. Kjo është arsyeja pse ideja e huazimit të sulmuesit gjatë merkatos së janarit ka fituar shumë terren këto orët e fundit.
Nevoja për minuta në fushë
18-vjeçari ka nevojë për më shumë minuta në fushë, gjë që duket se nuk mund t’ia plotësojë dot në këtë moment trajneri i kuqezinjve, Ruben Amorim, i cili duket se ka plane të tjera.
Në këtë situatë, rruga më e mirë e mundshme është largimi i sulmuesit në formë huazimi gjatë merkatos dimërore. Nga destinacionet e përfolur, Serie B duket si opsioni më i mundshëm, pasi mund t’i ofrojë Camarda-s më shumë mundësi për të luajtur rregullisht.
Interesimi i klubeve
Verën e kaluar, Francesco ishte pranë kalimit te Sampdoria dhe interesi i tyre mbetet ende i fortë. Gjithashtu, të interesuara janë edhe Pisa, Benevento dhe Empoli.
Burimi: telesport.al










