Në fitoren e fundit 2-1 të Lyon ndaj Angers në Ligue 1, trajneri Paulo Fonseca u përshëndet nga tifozët dhe lojtarët me lot në sy, pasi portugezi do të marrë drejtimin e Sporting Lisbon. Klubi portugez largoi së fundmi Rui Borges për shkak të rezultateve të dobëta dhe zgjodhi Fonsecën në vend të tij. Ky i fundit, edhe pse në mes të sezonit dhe nën kontratë me Lyon, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me klubin francez dhe të marrë drejtimin e Sporting.
Reagimi i ashpër në Francë
Vendimi i Fonsecës ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Francë. Ish-kampioni i botës i vitit 1998, tani analist, Christophe Dugarry, e sulmoi ashpër trajnerin portugez në podcastin e Jerome Rothen.
“Më shkakton neveri! Skuadra ishte ndërtuar për të. A nuk mund të priste deri në fund të sezonit? Kanë mbetur edhe tetë muaj! Jam i shokuar. Ky futboll është i neveritshëm, në dëm të tifozëve. Nuk u besoj lotëve të tij të krokodilit”, tha Dugarry.
Burimi: telesport.al










