Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kurti: Tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës u identifikuan

Kurti: Tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës u identifikuan
Foto: albeu.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se analizat e reja të ADN-së kanë mundësuar identifikimin e tre personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim, ai theksoi se rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit, anëtarë të Grupit të Intelektualëve.

Sipas Kurtit, të tre u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999 dhe më pas u zhdukën me dhunë.

Kryeministri tha se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me institucionet përkatëse, i ka njoftuar tashmë familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare. Ai u shprehu ngushëllime familjeve dhe nënvizoi se sqarimi i fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet përparësi për Qeverinë e Kosovës.

Drejtësia për krimet e luftës

Kurti theksoi se Kosova do të vazhdojë përpjekjet për drejtësi lidhur me krimet e kryera gjatë luftës. Ai akuzoi Serbinë se i mohon dhe i fsheh ato, si dhe se i mban të klasifikuara dokumentet dhe arkivat që lidhen me atë periudhë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha