Një lajm i trishtë ka prekur këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lila, e cila ka humbur një person shumë të dashur të familjes së saj.
Bëhet fjalë për avokatin e njohur Saimir Vishaj, i cili është ndarë nga jeta këtë të martë, më 3 nëntor, në moshën 60-vjeçare. Ai ishte daja i këngëtares, me të cilin kishte një lidhje të ngushtë familjare.
Lamtumira në Instagram
Lajmin e hidhur Elsa e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka publikuar një fotografi pranë të ndjerit, të shoqëruar me disa fjalë prekëse.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, ka shkruar këngëtarja.
Lidhja familjare dhe humbjet e mëparshme
Kujtojmë se avokati Saimir Vishaj ishte vëllai i nënës së ndjerë të Elsa Lilës, Eva, për humbjen e së cilës kishte folur edhe më herët në intervista televizive, duke rrëfyer momentet e vështira që kishte përjetuar familja.
Incidenti dhe vdekja
Sipas mediave shqiptare, Vishaj ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas një incidenti ku dyshohej se kishte rënë nga shkallët. Gjendja e tij ishte kritike dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.
Saimir Vishaj ishte një prej emrave të njohur të avokatisë shqiptare, me një karrierë shumëvjeçare në fushën e drejtësisë. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










