Ish-gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Kieda Kostresi, në emisionin “War Report” në ABC News, komentoi garën për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke u ndalur te shtetet ku pritet të zhvillohet beteja më e fortë për kontrollin e Senatit.
Shtetet ku gara është më e ngushtë
Kostresi tha se vëmendja e demokratëve dhe republikanëve është përqendruar veçanërisht në disa shtete ku gara paraqitet më e ngushtë, mes tyre Ohio dhe Kansas.
Sipas saj beteja për Senatin ka një rëndësi të veçantë për demokratët, të cilët synojnë të sigurojnë shumicën, ndërsa në këtë fazë është e vështirë të përcaktohet se cila forcë politike do të dalë fituese.
“Ka disa shtete që po shihen me kujdes, ato shtete ku gara është më e ngushtë më Senatin. Karakteri i kësaj beteje politike është pak i ndryshëm për shkak të nevojës që kanë demokratët që të sigurojnë shumicën. Në Ohaio dhe Kansas ku janë përqendruar sytë e demokratëve dhe Republikanëve, por është e vështirë të përcaktohet gara për Senatin se kush do fitojë apo jo.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe roli i Trump
Ndërsa për Dhomën e Përfaqësuesve panorama është pak më e qartë dhe duket se demokratët kanë përfaqësi. Presidenti Donald Trump ka bërë fushatë për Republikanët pasi e kupton se rezultati i tyre do të jetë si një referendum për punën e tij. Por çdo gjë është sot në dorën e votuesve”, tha ajo.
/abcnews.al/
Burimi: abcnews.al










