Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

53-vjeçari vdes pas sulmit të ariut

53-vjeçari vdes pas sulmit të ariut
Foto: kohajone.com

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja është bërë e ditur rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e shtetasit me inicialet U.F, rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar nga një kafshë e egër.

Njoftimi i Policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).

Hetimi në vendngjarje

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.

Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha