Një gabim në programimin e makinave të votimit ka shkaktuar probleme në 332 qendra votimi në qarkun Westchester të Nju Jorkut.
Makinat nuk po arrijnë të lexojnë fletët e votimit dhe, sipas kryetarit të qarkut, Ken Jenkins, problemi mund të prekë deri në 250 mijë fletë.
Për të mos ndërprerë votimin, qytetarët po i hedhin votat në fletë të veçanta, të cilat ruhen për t’u skanuar dhe numëruar pas mbylljes së qendrave, në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës, sipas orës shqiptare. Autoritetet sqarojnë se votat nuk do të numërohen me dorë.
Burimi: tirananews.al










