Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Sporting Lisbon triumfon në Londër, Galatasaray mposht Stuttgart

Sporting Lisbon triumfon në Londër, Galatasaray mposht Stuttgart
Foto: telesport.al

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League, të vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve. Në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e luajtur në fushë neutrale, Sporting Lisbon fitoi 0-1 ndaj Shakhtar Donetsk.

Golin vendimtar për portugezët e shënoi Issa Doumbia, në minutën e 59-të. Me këtë fitore, Sporting Lisbon ka tani 9 pikë, tre fitore dhe një humbje. Shakhtar Donetsk ka 4 pikë, dy humbje, një barazim dhe një fitore.

SHIKOGOLAT

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart

Në Stamboll, Galatasaray mori fitoren e dytë në katër javë, pasi mundi 2-0 Stuttgart. Në minutën e 12-të, Alexey Batrakov shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Tre minuta më pas, mesfushori rus dyfishoi shifrat pas një asisti të shkëlqyer nga Davinson Sanchez. Pjesa e parë përfundoi 2-0 në avantazh të klubit turk.

Në pjesën e dytë, Stuttgart pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje të Chris Fuhrich. Galatasaray fiton 2-0 dhe ka tani 6 pikë, dy fitore dhe dy humbje. Stuttgart pëson humbjen e parë në këtë fazë dhe ka 7 pikë, një humbje, një barazim dhe dy fitore.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha