Analisti politik Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi çështjen e Erion Veliajt, duke u ndalur te qëndrimi i tij gjatë protestave në Tiranë dhe raporti me Partinë Socialiste.
Kritika për heshtjen gjatë protestave
Minxhozi u shpreh se një nga gabimet e Veliajt ishte fakti që nuk reagoi për dëmet e shkaktuara në kryeqytet gjatë protestave, pavarësisht se qyteti ishte nën administrimin e tij.
Sipas analistit, përplasja e Veliajt me kryeministrin Edi Rama, që prej shkurtit të vitit të kaluar, nuk i ka shërbyer këtij konflikti.
Pozicioni i Veliajt brenda Partisë Socialiste
Minxhozi u ndal edhe te pozicioni politik i Veliajt brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se ai duket se është përjashtuar nga komunikimi dhe diskursi politik i kësaj force.
“Momentin e parë ku bëri gafën e madhe, nuk foli për qytetin që po dëmtohej. Një qytet që është nën administrimin e tij dhe që duhet të fliste, që po dëmtohej. Ta marrësh konfliktin me Ramën pas shkurtit të vitit të kaluar mendoj se nuk i bën nder këtij konflikti. Erion Veliaj. Për Ramën rasti Veliaj ka qenë rast anormal nga pikëpamja juridike si i paraburgosur. Nga ana tjetër kemi, që Erion Veliaj nga shkurti i vitit të kaluar është objekt i paidentifikuar në botën e të majtës. Ai nuk ekziston në asnjë lloj diskuri të partisë, është një i deleguar politik i Tiranës aktualisht, ka qytetin zyrtarisht me vendim të Kushtetues dhe nuk ekziston fare në asnjë lloj komunikimi. Të thuash që ky person po keqtrajtohet, ta mbyllësh gojën dhe të heshtësh totalisht, nuk përkon momenti i konstatimit dhe momenti si ka ecur. Erion Veliaj nuk ekziston fare sot në horizontin e PS. Kjo heshtje që ka rrethuar Erion Veliaj nuk më përkon me vetë konstatimin e partisë”, tha Minxhozi.
/abcnews.al/
Burimi: abcnews.al










