A e dini se çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni tre filxhanë kafe në ditë?
Më shumë se 200 studime tregojnë se përfitimet më të mëdha shëndetësore vijnë pas 3 apo 4 filxhanëve kafe në ditë. Konsumimi i më shumë kafeje nuk dëmton, por nuk sjell më shumë përfitime.
Kafeja hidraton njësoj si uji
Kafeja të hidraton njësoj si uji!
50 njerëz konsumuan 4 filxhanë kafe në ditë dhe më pas e zëvendësuan me të njëjtën sasi uji. Çdo test hidratimi dha të njëjtin rezultat.
Mëngjesi është koha më e mirë
Mëngjesi është koha më e mirë!
Në një studim me 40000 amerikanë, ata që konsumuan kafe para drekës jetonin më gjatë se ata që nuk pinin kafe.
Megjithatë, konsumimi i kafesë 6 orë para gjumit është shumë vonë! Një dozë e madhe kafeine 6 orë para se të flini mund ta shkurtojë gjumin deri në 1 orë. Njerëzit që morën pjesë në studim nuk e vunë re këtë efekt.
Kafeja të bën më të shpejtë
Kafeja të bën më të shpejtë!
Sipas studimeve, kafeina para stërvitjes përmirëson qëndrueshmërinë me 2% deri në 4%. Një atlet mund të ketë nevojë për 2 deri në 4 filxhanë kafe për këtë rezultat.
Ritmi i zemrës
Rrahjet e zemrës!
Njerëzve me ritëm zemre të çrregullt u është thënë shpesh të mos konsumojnë më kafe. Por në një studim të vitit 2025, 47% e atyre që pinin kafe patën më shumë përfitime.
Kafeja dhe shëndeti i mëlçisë
Kafeja lidhet me një mëlçi më të shëndetshme!
Në një studim me 495000 njerëz, ata që konsumonin kafe kishin 21% më pak mundësi të prekeshin nga ndonjë sëmundje kronike e mëlçisë. Përfitimi rritej me 3 deri në 4 filxhanë kafe në ditë. Edhe kafeja pa kafeinë (dekafeinato) ka përfitime të ngjashme.
Burimi: tirananews.al










