View this post on Instagram
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” siguron furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor, duke mbajtur të pandërprerë shërbimet spitalore dhe trajtimin e pacientëve.
Organizimi i furnizimit
Në një postim në rrjetet sociale, QSUNT njofton se ky proces realizohet në përputhje me nevojat e institucionit, përmes organizimit, monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim që furnizimi të arrijë në kohë.
Siguria e pacientëve
QSUNT thekson se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen dhe funksionimi pa ndërprerje i shërbimeve janë pjesë e përgjegjësisë së përditshme për garantimin e sigurisë së pacientëve.
“Siguria e pacientëve, furnizimi i vazhdueshëm dhe funksionimi pa ndërprerje i shërbimeve janë përgjegjësi dhe prioritet i padiskutueshëm”, thuhet në postim.
/e.i/j.p/
Burimi: ata.gov.al










