Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë
Foto: bordo.al

Këngëtarja e njohur kanadeze, Avril Lavigne, ka ndarë një nga lajmet më të bukura të jetës së saj. Artistja 42-vjeçare është bërë nënë për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një vajzë.

Lajmin e ëmbël ia ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi bardhezi nga momentet e para me të porsalindurën. Në njërën prej tyre, Avril dhe partneri i saj shfaqen duke mbajtur dorën e vogël të vajzës, ndërsa në një tjetër këngëtarja e përqafon me ëmbëlsi pranë gjoksit.

“Princesha jonë e vogël ka ardhur në jetë”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografive, duke e shoqëruar mesazhin me emoji zemrash dhe kurorash.

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Një detaj që tërhoqi vëmendjen

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte fotografia e tre palë atleteve Vans me kuadrate, të vendosura mbi një skateboard. Dy palët e para janë në madhësi të rriturish, ndërsa e treta është një palë atlete të vogla për beben, një detaj që pasqyron edhe stilin karakteristik të artistes.

Deri më tani, Avril nuk ka zbuluar as emrin e vajzës dhe as identitetin e partnerit të saj. Përfaqësuesi i këngëtares ka konfirmuar për revistën “People” se ajo po shijon kohën me familjen e saj të re, ndërkohë që vijon të punojë edhe për albumin e ardhshëm.

Karriera e artistes

Ky është një kapitull i ri në jetën e artistes, e cila prej vitesh ka qenë një prej emrave më të njohur të muzikës pop-punk. Avril Lavigne u bë e famshme në moshën 17-vjeçare, me albumin e saj debutues “Let Go”, të publikuar në vitin 2002, i cili shiti më shumë se 17 milionë kopje në mbarë botën.

Albumi solli disa prej hiteve që e shndërruan në një fenomen muzikor, mes tyre “Complicated”, “I’m with You” dhe “Sk8er Boi”. Më pas, ajo vijoi suksesin me albumet “Under My Skin” dhe “The Best Damn Thing”, ndërsa kënga “Girlfriend” u bë singëlli i saj i parë që arriti vendin e parë në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht karrierës së gjatë dhe vëmendjes mediatike, artistja ka ruajtur gjithmonë një pjesë të jetës private larg syrit të publikut. Tashmë, ajo ka një arsye të re për të festuar, duke nisur rrugëtimin e mëmësisë.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha