Denisa ka folur në një video të publikuar në rrjetet sociale mbi të ardhurat që siguron bashkë me Kozakun nga rrjetet sociale dhe platforma TikTok.
Gjatë bisedës me moderatorët, ajo dha detaje mbi kontratat mujore me bizneset dhe përfitimet nga transmetimet e drejtpërdrejta.
Kur u pyet për përfitimet nga reklamat dhe bashkëpunimet në Instagram, Denisa tha se ka një shifër bazë garantuese. “Mua personalisht minimumi 5 mijë euro në muaj, domethënë që jemi me kontrata mujore, minimumi”, deklaroi ajo fillimisht.
Më pas, kur u pyet për shifrën totale, ku përfshihen të gjitha rrjetet sociale dhe transmetimet në TikTok, Denisa zbuloi të ardhurat mujore. “Të dy bashkë, bashkë me lekët e TikTok-ut, mund të kemi 40-50 mijë euro të ardhura në muaj”, u shpreh ajo.
Moderatorët e pyetën gjithashtu për fitimet që gjenerohen vetëm nga videot live në TikTok, pa përfshirë kontratat e bashkëpunimeve.
Lidhur me këtë, Denisa tha: “20-30, minimumi 20 mijë euro po i nxjerr në muaj”.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









