Flamurtari fitoi bindshëm 97-56 ndaj Tiranës në basketbollin femëror, në takimin e javës së 6-të të Superligës, luajtur në “Fahrie Hoti”.
Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi bardheblutë kishin fituar ndeshjen e parë në Vlorë, fusha tregoi të kundërtën, me vlonjatet që u hakmorrën.
Që në periudhën e parë Flamurtari u shkëput 22-11 dhe e thelloi diferencën. Tirana u përpoq të reagonte në periudhën e tretë, por pa forcën e duhur.
Në 10-minutëshin e fundit Flamurtari u shkëput edhe më shumë falë 43 pikëve të Nya Morris, një lojtare e jashtëzakonshme në fushë.
Pa shumë probleme fitoi edhe Studenti, që në “Asllan Rusi” triumfoi 101-57 ndaj Sopoti Eagles. Kryeqytetaset u shkëputën që në fillim, në një ndeshje ku u dallua Megi Spahiu, që realizoi 32 pikë.
Superliga-Femra, java e 6-të
Tirana – Flamurtari, 56-97
Studenti – Sopoti Eagles, 101-57
Partizani – Vllaznia, 18 nëntor
Renditja: Flamurtari 11 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 8 pikë, Studenti 8 pikë, Partizani 7 pikë, Sopoti Eagles 6 pikë.
Burimi: telesport.al










