Ironia e fatit është se Brajan Gruda, një talent 100% shqiptar, refuzoi kuqezinjtë. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Gjermanisë, ai realizoi pikërisht kundër Serbisë, brenda Beogradit. Po të kishte qenë në kushte të tjera, me një fanellë tjetër, atë kuqezi, edhe Gruda do të ishte bërë hero, ashtu si Rey Manaj dhe brezi i lojtarëve shqiptarë që në Beograd përjetuan makthe në tetor të 2014.
Kapitulli i mbyllur
Kapitulli Gruda është tani zyrtarisht i mbyllur. Me Klop që “dogji” çdo opsion që një ditë sulmuesi mund të luante për Shqipërinë, aktivizimi i tij ndaj Serbisë e bën tashmë të pamundur një ndryshim të tillë.
Shikon përpara
Vetë Gruda nuk ka ndërmend të kthejë kokën pas. Ai sheh përpara dhe flet si gjerman. Për të dhe familjen e tij ky ishte një moment fantastik, por shpreson që ky të jetë vetëm fillimi:
“Ky debutim do të thotë shumë për mua dhe për familjen time, është një ëndërr. Jam shumë i lumtur për këtë debutim, por dëshiroj të vazhdojë kështu dhe të bëj paraqitje sa më të mira me fanellën e Gjermanisë. Goli ndaj Serbisë? Nuk u mendova shumë, mora topin, driblova dhe shënova, ishte kënaqësi”, u shpreh Gruda për “Sky Sport”.
Burimi: www.balkanweb.com










