Debutimi zyrtar i Brajën Grudës me Gjermaninë ka rezultuar më shumë se spektakolar.
22-vjeçari, në ndeshjen e parë me fanellën e „panzerave“, arriti të realizojë gol në fitoren 1-3 kundër Serbisë në Ligën e Kombeve. Në minutën e 50-të Gruda mori një top nga Kimmich dhe, për ta dërguar në rrjetë, bëri fillimisht një depërtim gati 50 metra dhe, në hyrje të zonës, e shtangu portierin Milinkoviç-Savić.
Titullar me numrin 10
Në debutimin me Gjermaninë Gruda mbante fanellën me numrin 10 dhe luajti 86 minuta si titullar. Shenja se e ardhmja e tij me Shqipërinë tashmë është thuajse e pamundur. Kombëtarja kuqezi ka tentuar disa herë ta ftojë futbollistin me origjinë nga Shkodra, por Gruda ka preferuar të luajë në vendin ku ka lindur dhe është rritur.
Pritja e gjatë për ftesën e Kloop
Madje ai priti shumë për ftesën e Kloop. Fillimisht u mor nga Nagelsmann, por trajneri i larguar nuk e aktivizoi kurrë. Në tetor Kloop i dha sinjal se do të ishte në planet e tij, por 22-vjeçari i Leipzig u dëmtua dhe u largua nga grumbullimi. Duket se më në fund koha për Gjermaninë ka ardhur.
Burimi: shqiptarja.com










