Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Klaus Jaçaj kërcënohet pas përplasjes në Sarandë

Klaus Jaçaj kërcënohet pas përplasjes në Sarandë
Foto: lajmifundit.al

Lajmifundit / 13 November 2026, 21:12

Klaus Jaçaj kërcënohet pas përplasjes në Sarandë

Një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej vrasja e tij dhe e familjarëve, mbërriti në adresë të Klaus Jaçajt pak ditë pas përplasjes së përgjakshme në lokalin “Kozi Bistro” në Sarandë. Atij i kërkohej të dorëzonte Ramadan Zoton, ndërsa në të kundërt kërcënohej se do të vritej bashkë me familjen.

Ngjarja që parapriu kërcënimin ndodhi më 17 korrik 2025, në lokalin “Kozi Bistro”. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës.

Në këtë përplasje dyshohet se u përfshi edhe Artan Murtaj, i cili e shoqëroi Zoton drejt tavolinës së dy të rinjve dhe më pas goditi me grushte e shkelma Ernest Lamën, i cili ishte plagosur dhe po përpiqej të largohej. Në konflikt dyshohet se morën pjesë edhe Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj.

Ndërkohë, gjatë hetimeve u zbulua se në çantën e Gëzim Hajdarajt ndodhej një pistoletë e markës Beretta, me nëntë fishekë të papërdorur. Vetëm katër ditë pas përplasjes, më 21 korrik 2025, automjeti i Klaus Jaçajt u hodh në erë me tritol në lagjen nr. 3 të Sarandës. Në atë kohë, Jaçaj ishte shpallur në kërkim për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Shpërthimi me eksploziv dhe mesazhi kërcënues, ku i kërkohej të dorëzonte Ramadan Zoton, janë pjesë e episodeve që pasuan përplasjen në “Kozi Bistro”. Mesazhi përmbante një paralajmërim të drejtpërdrejtë: nëse Zoto nuk dorëzohej, objektiv i sulmit do të bëhej edhe Klaus Jaçaj, së bashku me familjarët e tij.

Dokumentari i plotë:

Një burrë po del qetësisht nga lokali ku sapo ka konsumuar një kafe.

Është mëngjes dhe kjo për të duket një rutinë e zakonshme, të cilën ai e kryen shpesh në qytetin e tij. Por ndërsa ecën i patrazuar në trotuar, vetëm pak metra pasi ka lënë lokalin ku sapo është çuar, hapat e tij ndalen fillimisht para një siluete të veshur me rroba motorristi.

Siluetë e cila mban në kokë një skafandër dhe në njërën dorë i drejton një pistoletë, e cila pa paralajmërim nis të qëllojë drejt tij.

Është afërsisht ora 10.00, e datës 20 Shtator 202 dhe një skenë e tillë eleminimi mafioz është kthyer në një ngjarje të zakonshme për qytetin e Sarandës.

Këtu ku vrasjet e kësaj natyre janë kthyer në refrenin e ditës. Ose më saktë në një sagë të përgjakshme që ka tronditur rëndë qetësinë e qytetit, të paktën në 5 vitet e fundit.

Ashtu si edhe fundi i viktimës që shikoni në pamjet e dokumentuara nga kamerat filmike në qytet.

44- vjeçari, Artan Murtaj, bën përpjekje të dëshpëruara për t’i shpëtuar pusisë së plumbave që e prisnin vetëm disa metra nga lokali ku sapo kishte dalë.

Pamje të forta që tregojnë realitetin e vështirë në të cilin ndodhet sot qyteti i Sarandës.

Një qytet ku lufta për territor, pronat e lakmuara të bregdetit, linjat e transportit detar apo pushteti mbi lëndët narkotike e kanë kthyer atë nga një qytet të dedikuar turizmit, në një ferr ku mbizotërojnë hakmarrjet dhe plumbat.

Një qytet që shpesh në 3 vitet e fundit është tronditur nga ngjarjet e rënda, si atentate mafioze, shpërthime me eksploziv, por edhe zhdukje misterioze të personave të ndryshëm.

Ashtu si në rastin e Artan Murtaj.

Që ndërsa i shpëton tentativës së parë të eleminimit të tij, motorristi vrasës tashmë e ndjek nga pas me dy armë në duar.

Dhe bashkë me të, pas tij, ai që e ndjek viktimën është një motorrist i dytë, i hipur mbi motorr.

Edhe ky i veshur nga koka te këmbët me të zeza.

Shënjestra e atentatit që siç shikohet edhe në këto pamje përpiqet më kot deri në frymëmarrjen e fundit t’i shpëtojë plumbave të cilët po i vërshëllejnë pas shpine, ndërsa ai vrapon të dalë në rrugën kryesore në kërkim të shpëtimit të jetës.

Disa prej këtyre plumbave të cilët ndërkohë i ka marrë në trup, por kjo mesa duket nuk ia ka reshtur ende fuqitë.

Atentatori që gjithsesi e arrin prenë e tij në dalje të rrugicës, aty ku për të qenë i sigurt e qëllon edhe disa herë në trup dhe në kokë, dhe më pas nga sa shikohet ngjitet në vendin e pasmë të motorrit dhe largohet nga vendngjarja. Atentat ku përveç viktimës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar i rastit.

Por përse u vra Artan Murtaj, dhe çfarë e lidh atë me sagën e përgjakshme që ka tronditur Sarandën në dy vitet e fundit. Eliminime ku është përdorur edhe tritoli. Si në rastin e ekzekutimit të Isuf Jaçaj. Cili është profili edhe kriminal i Artan Murtaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Tani i Ruzhdiut’.

I cili siç thamë u vra mëngjesin e datës 20 shtator vetëm 100 metra larg komisariatit të Sarandës, në vendin e njohur si ish-Agjencia.

Murtaj që sapo kishte lënë qelinë, pasi ishte arrestuar për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza në Sarandë.

Këtu ku duket se u firmos edhe mandati i tij i vdekjes.

Por çfarë është kjo ngjarje e cila trazoi kaq fort Sarandën në pak kohë, duke prodhuar njëkohësisht edhe viktima.

Cili është roli i Artan Murtaj dhe si lidhet prania e tij me këto ngjarje, që pasuan më tej me një seri kriminale deri mizore ngjarjesh.

E fundit, vetë eleminimi i 44-vjeçarit, ku në vendngjarje u gjetën 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, dhe ku u morën në pyetje 20 persona.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, gjithçka duket se fillon më datë 17 Korrik 2025 në një lokalet e qytetit të Sarandës, dita kur në këtë lokal mbetën të plagosur dy shtetas. Konkretisht Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama. Të dy me banim në Kamëz, por që këtë ditë ndodheshin në Sarandë.

Personazhe të cilët më herët kishin qenë të skeduar nga Policia e Shtetit për aktivitetin e tyre kriminal. Pasi vetëm disa muaj më parë, më 8 Janar 2025, ata ishin ndaluar nga policia për kundërshtim të forcave të rendit, në rrugën ‘Skënderbeu’ në Sarandë. Por që më pas ishin lënë të lirë.

Ajo që e bënte edhe më të rrezikshëm profilin e tyre ishte fakti se ata ishin shokë të Ervis Lamit.

Një personazh ky i cili thuhet se ka fituar një reputacion të fuqishëm në botën e krimit.

Por që kishte shtrirë apo po kërkonte t’i shtrinte tentakulat e tij edhe në qytetin e Sarandës.

Këtu ku kishte filluar të krijonte përplasjet e tij edhe me personazhe protagonistë të krimit në këtë qytet.

Siç ishte edhe Ramadan Zoto.

43- vjeçari i cili mban mbi supe një rekord të gjatë krimesh, të shtrira sa në Shqipëri dhe në Greqi. Personazhi i cili si askush tjetër mban 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra.

Por si u përplasën Ramadan Zoto, dhe miqtë e tij, midis tyre edhe Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj, me dy vizitorët e padëshiruar, mesditën e datës 17 korrik 2025, në ambientet e brendshme të një lokali në Sarandë.

Sipas dinamikës së zbardhur nga grupi hetues mbështetur edhe në kamerat e sigurisë, gjithçka duket se nis në mesditën e kësaj dite.

Ku gjithçka ndodh në harkun kohor të pak minutave.

Koha kur fillimisht në lokalin ‘Kozi Bistro’, që ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit të qytetit, fillimisht në ambientet e tij futen shtetasit Ramadan Zoto dhe Artan Murtaj.

Dhe pas tyre edhe disa persona të tjerë, të cilët do të jenë pjesë e konfliktit, që do të zhvillohet vetëm disa minuta pasi ata kanë marrë pozicionet e tyre në lokal.

“Sipas pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë në lokal, fillimisht më datë 17 Korrik 2025, në orën 14.57, në ambientet e lokalit ‘Kozi Bistro’ shfaqen dy persona.

Të cilët pas identifikimit rezultuan të jenë shtetasit Ramadan Zoto (Canaj), me trup mesatar, pak i bëshëm, i qethur pothuajse zero, dhe personi tjetër, trup gjatë, i identifikuar si Artan Murtaj.

Persona të cilët pasi futen në lokal ulen në një nga tavolinat në hyrje. Konkretisht Ramadan Zoto, i cili ulet me pamje nga vetratat e lokalit.

Ndërkohë që afërsisht një minutë më pas në lokal futen dhe dy persona të tjerë. Konkretisht Erjon Canaj dhe një person i dytë që në qafë mban një marsup, i identifikuar si Klaus Jaçaj.

Të cilët ulen në ambientet e jashtme të lokalit.

Lokal ku në këtë moment ka edhe klientë të tjerë të cilët po drekojnë, midis tyre edhe gra dhe fëmijë.

Ndërsa në orën 14.59 në lokal futet edhe shtetasi i identifikuar si K. V, i cili ulet në tavolinën ku ndodhet shtetasi Ramadan Zoto (Canaj)”, thuhet në dosjen hetimore.

Por pa kaluar as edhe një minutë nga momenti, kur personat e sipër përmendur janë rehatuar tashmë në tavolinat e tyre të ndarë në dy grupe, njëri brenda lokalit dhe tjetri në verandën e barit, pamjet filmike tregojnë se në lokal shfaqen edhe dy persona të tjerë.

Të cilët mesa duket nuk janë edhe aq të panjohur për Ramadan Zoton dhe miqtë me të cilët ai është ulur në lokal. Apo ata të cilët më pas gjatë zhvillimit të konfliktit do të rezultojnë se janë aty për të ndihmuar atë. Siç është Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj, që në këtë moment ndodheshin të ulur në verandën e lokalit.

Sipas identifikimit të bërë më pas nga grupi hetues, personat të cilët futen të fundit në lokal dhe që shpejt do të ishin edhe viktimat e agresionit të Ramadan Zotos dhe grupit të tij, janë Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

Të dy banues në Kamëz, por që këtë ditë ndodheshin në Sarandë. Të dy të ndaluar më herët nga policia për kundërshtim të forcave të rendit.

“Menjëherë pasi shtetasi K. V futet në lokal, pas tij shfaqen dy persona, ku njëri është trup gjatë dhe krahëqafë ka të hedhur një çantë ngjyrë gri në të zezë.

Shtetas ky i identifikuar si Gëzim Hajdaraj, ndërsa personi i dytë ka një trup mesatar, pak i bëshëm i cili mban në kokë një kapele me strehë rrumbullake i cili edhe ky mban krahëqafë një marsup, i identifikuar si shtetasi Ernest Lama.

Persona të cilët ulen në tavolinën e fundit të lokalit, ne cep të verandës së jashtme.

Ndërkohë që në tavolinën ku ndodhet i ulur shtetasi Ramadan Zoto dhe Artan Murtaj, shtetasi K. V lë mbi të çantën e tij dhe më pas largohet në një ambient tjetër të lokalit që nuk është i survejuar nga kamerat”, thuhet në dosje.

Por me të parë praninë e dy personave të sapoulur në një nga tavolinat e lokalit, grupi i Ramadan Zotos, nis lëvizjet e para.

Fillimisht kamerat e sigurisë fiksojnë Ramadan Zoton dhe Artan Murtaj, të cilët lëvizin të parë nga vendi ku janë ulur dhe drejtohen në tavolinën e mysafirëve të padëshiruar.

Momenti kur pamjet filmojnë fokusojnë Ramadan Zoton teksa mban në dorë një armë zjarri të tipit pistoletë. Dhe më këtë armë i shoqëruar nga Artan Murtaj, drejtohet pikërisht në vendin ku janë të ulur dy klientët e sapoardhur Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

“Në orën 14.59, në brendësi të lokalit, vihet re se shtetasi Artan Murtaj dhe Ramadan Zoto, çohen nga tavolina ku deri në këtë moment po qëndronin të ulur. Nga ajo që konstatohet është se Ramadan Zoto nxjerr nga brezi një armë në dukje zjarri të tipit pistoletë dhe drejtohet për në ambientet e jashtme të lokalit, aty ku ndodhen të ulur shtetasit Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama”, thuhet në dosje.

Por njëkohësisht me ta, kamerat fiksojnë të lëvizin edhe shtetasit Erjon Canaj dhe Klaus Jaçaj, të cilët ndodheshin të ulur në pjesën e jashtme të lokalit.

Ndërsa Ramadan Zoto që tashmë ka mbërritur në tavolinën ku ndodhen të ulur Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, duke qëndruar përballë tyre u drejton pistoletën.

Edhe pse nuk dihet se cila është biseda që ai zhvillon me ata.

Apo kërcënimi që ai u drejton. Ndërsa ajo që vihet re është se Ramadan Zoto qëllon me pistoletë fillimisht në drejtim të Ernest Lama.

“Pikërisht në këtë moment Ramadan Zoto kalon dhe më pas qëndron përballë shtetasve Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të cilëve u drejton një armë zjarri në dukje pistoletë. Teksa ajo që vihet re është se Ernest Lama çohet në këmbë dhe Ramadan Zoto e qëllon me armë zjarri. Ndërsa Ernest Lama përpiqet të shpëtojë duke u përkulur”, thuhet në dosje.

Por teksa Ernest Lama përpiqet t’u shpëtojë plumbave, pamjet tregojnë se Ramadan Zoto tashmë është kthyer nga miku me të cilin shënjestra e tij ndodhet në tavolinë.

Pikërisht nga Gëzim Hajdaraj, i cili në këtë moment ndodhej ende i ulur në tavolinë.

Të cilin e qëllon me dy plumba në trup, duke e lënë të plagosur në verandën e jashtme të lokalit.

Ndërkohë që Ernest Lama, përpiqet të shpëtojë, pavarësisht se ka marrë një plumb në këmbën e tij.

“Në këtë moment Ramadan Zoto i drejtohet me armë zjarri edhe shtetasit Gëzim Hajdaraj, i cili çohet dhe kërkon të ikë me nxitim. Zoto që e godet në dukje dy herë me pistoletë, duke e lënë të rrëzuar në trotuar në verandën e jashtme. Dhe më pas kthehet sërish nga Ernest Lama duke i drejtuar pistoletën.

Ky i fundit që çohet dhe duke u mbështetur në njërën këmbë tenton të largohet”, thuhet në dosje.

Por edhe pse ai që ka marrë përsipër të përballet me dy të huajt është Ramadan Zoto, i cili shihet teksa i qëllon edhe me armë zjarri, në konflikt në këtë moment përfshihen edhe pjesëtarët e tjerë të grupit.

Ku ai që spikat është Artan Murtaj.

I cili në fillim ishte i ulur në të njëjtën tavolinë në lokal me Ramadan Zoton.

“Murtaj që pasi e shoqëron Ramadan Zoton deri në tavolin

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha