Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Seanca ndërpritet për mungesë kuorumi

Seanca ndërpritet për mungesë kuorumi
Foto: insajderi.org

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e seancës pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.

Ajo ka thënë se punimet e kësaj seance do të vazhdojnë pasi të merret dakordimi me shefat e grupeve parlamentare.

Në Kuvend nuk u hodh në votim as rezoluta e Aleancës për çështjen e energjisë elektrike.

Në rendin e ditës të kësaj seance ishte edhe pika për Ligjin e Gjykatës Speciale.

„Punimet e kësaj seance do të vazhdojnë kur të arrihet marrëveshja me shefat e grupeve parlamentare. Natën e mirë”, ka deklaruar Haxhiu.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha