Një hartë e publikuar nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24 tregon mijëra avionë në hapësirën ajrore amerikane, edhe pse autoritetet kanë vendosur të ndalojnë ngritjet në të gjithë aeroportet e vendit.
Mijëra avionë ende në ajër
Sipas Flightradar24, rreth 3.100 avionë që ndodhen aktualisht në ajër kanë si destinacion aeroportet amerikane, ndërsa asnjë avion tjetër nuk po lejohet të nisët.
Pamjet tregojnë një përqendrim të jashtëzakonshëm avionësh mbi territorin e SHBA-së, si dhe fluturime që po i afrohen vendit nga Evropa dhe Oqeani Paqësor.
Fluturimet ndërkombëtare trajtohen rast pas rasti
Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka njoftuar se fluturimet ndërkombëtare që po mbërrijnë në SHBA do të trajtohen rast pas rasti. Kjo do të thotë se autoritetet do të vendosin veçmas për secilin fluturim nëse mund të vazhdojë drejt destinacionit të planifikuar.
Burimi: shqiptarja.com










