Parisi e priti këtë herë një takim të yjeve të Hollywood-it dhe personaliteteve të njohura të modës, ku ishte prezent edhe një emër shqiptar. Modelja Heidi Lushtaku u fotografua krah aktores Eva Longoria, në eventin prestigjioz “The Global Gift Gala”.

Një mbrëmje me qëllim humanitar
Mbrëmja mblodhi emra të njohur nga bota e artit, modës dhe filantropisë, me synimin e mbështetjes së kauzave humanitare. Eva Longoria ishte presidente nderi e eventit, ndërsa organizimin e drejtoi María Bravo, themeluesja e Global Gift Foundation.
Përtej atmosferës glamuroze, gala ka një mision të qartë: mbështetjen e fëmijëve, grave dhe familjeve në nevojë përmes projekteve humanitare të fondacionit.

Heidi Lushtaku mes të ftuarve
Mes të ftuarve ishte edhe Heidi Lushtaku, modelja dhe aktorja shqiptare që ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në botën e modës.
Heidi nuk është një emër i panjohur për lexuesit e Bordo-s. Modelja shqiptare ka qenë më parë pjesë e kopertinës së revistës, duke sjellë edhe këtë paraqitje në fokusin e modës dhe bukurisë.
Burimi: bordo.al










