Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Kongresi i Manastirit i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar

Kongresi i Manastirit i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar
Foto: kultplus.com

Më 14 nëntor 1908 nisi në Manastir Kongresi i Alfabetit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, që synonte standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Zhvillimi i Kongresit

Kongresi u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ndodhej edhe selia e shoqërisë kulturore “Bashkimi”, që organizoi këtë ngjarje historike.

Në kuvend morën pjesë 50 delegatë, përfaqësues të 23 qyteteve dhe shoqërive kulturore e patriotike shqiptare. Nga ata, 32 kishin të drejtë vote, ndërsa 18 të tjerë morën pjesë si vëzhgues.

Figurat kryesore

Ndër figurat më të njohura që morën pjesë në Kongres ishin Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi dhe Fehim Zavalani, i cili mbajti edhe fjalën hyrëse.

Gjendja para Kongresit

Para këtij Kongresi, shqipja përdorte gjashtë ose më shumë alfabete të ndryshme, gjë që e vështirësonte komunikimin dhe zhvillimin e një sistemi të përbashkët shkrimi.

Kongresi i Manastirit shënoi një kthesë vendimtare për njësimin e alfabetit shqip dhe për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit, letërsisë dhe kulturës kombëtare.

Për nder të kësaj ngjarjeje, 22 nëntori shënohet si Dita e Alfabetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mesin e diasporës shqiptare./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha