Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të nisë më 16 nëntor ciklin e bashkëbisedimeve rajonale të ministrit Çeku me studentët, si pjesë e procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.
Takimi i parë do të mbahet të hënën, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.
Hapësirë e hapur për studentët
Sipas njoftimit të Ministrisë, bashkëbisedimi synon të krijojë një hapësirë të hapur, ku studentët mund të ndajnë idetë, sugjerimet dhe qëndrimet e tyre për të ardhmen e arsimit në vend.
Ministria i ka ftuar të gjithë studentët të marrin pjesë aktive në këtë diskutim, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+. ./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










