Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kosova zyrtarizon listën për sfidën me Izraelin, Rexhepi jashtë

Kosova zyrtarizon listën për sfidën me Izraelin, Rexhepi jashtë
Foto: albeu.com

Kosova dorëzoi këtë mëngjes, të shtunën, listën zyrtare me 23 futbollistë te UEFA për ndeshjen ndaj Izraelit.

Ndeshja, e vlefshme për raundin e pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Largimet dhe ndryshimet në grumbullim

Franco Foda kishte grumbulluar fillimisht 27 lojtarë, mes të cilëve edhe tre futbollistë të rinj. Më pas, Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani u liruan nga grumbullimi, ndërsa në skuadër u afrua Betim Fazliji.

Problemet fizike sollën më vonë edhe largimin e Lumbardh Dellovës dhe Ermal Krasniqit, duke e reduktuar numrin e futbollistëve të gatshëm në 24.

Lista përfundimtare

Meqë në ndeshjet zyrtare lejohet dorëzimi i një liste me 23 lojtarë, përzgjedhësi Foda u detyrua të linte jashtë një prej tyre.

Futbollisti që nuk është përfshirë në listën e sfidës së sotme është sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, një prej afrimeve të fundit të ekipit.

Për repartin ofensiv, Foda ka zgjedhur të mbështetet te Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha