Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Seanca e Kuvendit të Kosovës ndërpritet pas 12 orësh pa kuorum

Seanca e Kuvendit të Kosovës ndërpritet pas 12 orësh pa kuorum
Foto: shqiptarja.com

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale, për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin.

Seanca mbetet pa kuorum

Në sallë ishin vetëm 38 deputetë. Si rrjedhojë, nuk u hodh në votim rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për energjinë, si dhe projektligji për Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri me dije se data e re për vazhdimin e seancës do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordësimit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Vetoja e presidentes dhe kërkesa e PDK-së

Të enjten, Kuvendi e përfshiu në rend dite shqyrtimin e projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.

Presidentja e kishte kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik ka kërkuar që përmbajtja e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amendimit.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha