“Jam mirë, po rikuperohem dhe shpresoj të kthehem së shpejti”. Këto ishin fjalët e Lautaro Martinez, i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen Itali-Francë në Ligën e Kombeve.
Kapiteni i Interit, i cili ka munguar në pesë ndeshje të kampionatit dhe dy të Champions League për shkak të një dëmtimi muskulor në përkulësit e kofshës së majtë, pritet t’i bashkohet së shpejti stërvitjes me grupin. Objektivi i tij është rikthimi në ndeshjen e së dielës, më 22 nëntor, kundër Atalantës.
Interi synon të blindojë Carlos Augustin
Ndërkohë, Interi kërkon të blindojë Carlos Augustin. Zikaltrit janë gati t’i zgjasin dhe përmirësojnë kontratën brazilianit, që aktualisht përfundon në vitin 2028, deri në vitin 2031.
Ish-futbollisti i Monzës është ndër më të mirët e skuadrës në muajt e parë të sezonit. Shkathtësia e tij i lejon të luajë në disa pozicione, si zëvendësues i Dimarcos apo Bastonit. Madje, paraqitjet e tij kanë bindur Chivu ta zhvendosë italianin në qendër të treshes mbrojtëse, për të mos hequr dorë nga asnjëri prej tyre.
Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit po afrohet, Carlos Augusto dhe Interi synojnë të ecin së bashku deri më 2031.
Burimi: telesport.al









