Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona triumfon në Athinë dhe ndan kreun e Euroleague

Barcelona triumfon në Athinë dhe ndan kreun e Euroleague
Foto: telesport.al

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 11-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Katër skuadra udhëheqin renditjen me nga 8 fitore dhe 3 humbje secila.

Në vendin e parë ndodhet Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Spanjollët fituan 102-87 ndaj Bayern Munich. Spanjollët ndajë kreun bashkë me Panathinaikos, Olympiacos dhe Barcelona.

Mjaft e fortë ndeshja që nxori fituese Barcelona, që mundi 76-74 pikërisht Panathinaikos në Athinë. Ndërsa kampionët në fuqi të Olympiacos fituan 101-72 ndaj Dubai Basketball.

Mirë u paraqit edhe Real Madrid, që mundi 105-84 një rival të fortë si Crvena Zvezda. Zhgënjen skuadra turke e Fenerbahce, që u mund 111-109 nga Paris Basketball. Humbasin edhe Armani Milano e Virtus Bologna.

Euroleague-Raundi i 11-të

Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 80-66

Paris Basketball – Fenerbahce, 111-109

Maccabi Tel Aviv – Hapoel Tel Aviv, 80-73

Olympiacos – Dubai Basketball, 101-72

Valencia Basket – Bayern Munich, 102-87

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 83-86

Real Madrid – Crvena Zvezda, 105-84

Anadolu Efes – Virtus Bologna, 103-91

Panathinaikos – Barcelona, 74-76

Villeurbanne – Besiktas, 91-95

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha