Astrologia Antigona Kotorri ka ndarë parashikimin e saj për shenjat e horoskopit për javët në vijim, teksa ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Lëvizjet astrologjike dhe ndikimi në jetën personale
Gjatë bisedës, ajo u ndal te lëvizjet astrologjike dhe ndikimi i mundshëm i tyre në jetën personale, marrëdhëniet sentimentale dhe familjare.
Sipas Kotorrarit, pas një faze të shoqëruar me vonesa, pengesa dhe zhvillime të ngadalta, pritet që situatat të nisin të përmirësohen.
Parashikimi për Dashin
Sa i përket Dashit, astrologia parashikoi zhvillime të reja në dashuri. Ajo përmendi mundësinë e nisjes së një romance të re ose të avancimit të një lidhjeje që deri tani ka përparuar me ritëm të ngadaltë.
Parashikimi për Demin dhe Binjakët
Për të lindurit e shenjës së Demit, në plan të parë dalin ndryshimet që lidhen me banesën dhe familjen. Këto mund të përfshijnë blerjen e një shtëpie, zhvendosjen ose ndryshime në hapësirën familjare.
Binjakët, ndërkohë, mund të përballen me vështirësi në marrëdhëniet brenda familjes, sidomos në raportet me vëllezërit, motrat dhe prindërit.
Parashikimet e plota për shenjat e tjera të horoskopit mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Burimi: www.albeu.com










