Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Palltoja e Dua Lipës që pritet të bëhet trendi i dimrit

Palltoja e Dua Lipës që pritet të bëhet trendi i dimrit
Foto: kultplus.com

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës me një pallto të veçantë dimërore, pjesë e koleksionit të ardhshëm të dizajneres londineze Charlotte Simone.

Palltoja, e cila ende nuk është hedhur në shitje, karakterizohet nga një jakë e madhe me gëzof në ngjyrë kafe, mëngë me detaje të theksuara prej gëzofi dhe një prerje të shkurtër. Dua e ka kombinuar atë me xhinse blu dhe një çantë të zezë nga Bottega Veneta, duke e lënë pallton në qendër të paraqitjes së saj.

Reagimi i dizajneres

Në një prononcim për revistën “Vogue”, dizajnerja Charlotte Simone e ka përshkruar Duan si një vajzë që mishëron frymën e markës së saj, duke theksuar se këngëtarja arrin t’i bëjë veshjet e thjeshta të duken të veçanta përmes një elementi të vetëm.

Trendet e dimrit

Palltot me prerje të veçanta, tekstura të buta dhe jakë të mëdha prej gëzofi janë ndër trendet që po dominojnë modën këtë dimër. Krahas Duas, edhe emra të njohur si Jennifer Lawrence, Kendall Jenner dhe Hailey Bieber janë shfaqur së fundmi me veshje të ngjashme.

Marka Charlotte Simone

Marka Charlotte Simone, e themeluar nga dizajnerja me të njëjtin emër, është e njohur për palltot me frymë nostalgjike, detajet e theksuara prej gëzofi dhe modelet e pazakonta. Ndër admirueset e saj janë edhe Taylor Swift, Gigi Hadid, Charli XCX dhe Lila Moss.

Dua Lipa është gjithashtu një adhuruese e rregullt e kësaj marke. Vetëm pak javë më parë, ajo ishte fotografuar në New York me një tjetër pallto të saj, në nuancë blu të errët dhe me teksturë të butë.

Koleksioni i ri “Winter Drop 2” pritet të publikohet së shpejti, ndërsa marka njihet për prodhimin në seri të kufizuara, me modele që shpesh shiten brenda pak minutash../KultPlus.com

Palltoja e Dua Lipës që pritet të bëhet trendi i dimrit

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha