Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Hapet sot ekspozita ndërkombëtare Euro Kosova Art 2026

Hapet sot ekspozita ndërkombëtare Euro Kosova Art 2026
Foto: kultplus.com

Ekspozita ndërkombëtare “Euro Kosova Art 2026” hapet sot, më 14 nëntor, në orën 18:00, në Flori Gallery, në Prishtina Mall, duke shënuar një nga ngjarjet përmbyllëse të edicionit të 15-të të festivalit.

Ekspozita përfshin punime të 30 artistëve nga 14 shtete, të prezantuara nën temën “Një botë e lirë me art”.

Sipas programit të festivalit, para hapjes ceremoniale do të bëhen përgatitjet dhe vendosja e veprave në galeri, ndërsa ceremonia zyrtare do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 19:30.

Pas hapjes së ekspozitës, artistët dhe organizatorët do të marrin pjesë në darkën dhe mbrëmjen përmbyllëse të festivalit, e cila do të vazhdojë deri në mesnatë.

Festivali do të përfundojë të dielën, më 15 nëntor, kur artistët pjesëmarrës do të nisin kthimin drejt vendeve të tyre./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha