Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama shkarkon Veliajn; Koçiu dhe Demo në krye të Tiranës

Rama shkarkon Veliajn; Koçiu dhe Demo në krye të Tiranës
Foto: lajmifundit.al

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, duke larguar nga kjo detyrë Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun.

Albana Koçiu dhe Ervin Demo marrin drejtimin

Sipas burimeve për Top Channel, drejtimi politik i qarkut të Tiranës do t’u besohet tashmë Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët do të bashkëdrejtojnë strukturat socialiste në kryeqytet.

Vendimi është bërë i ditur gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ku kryeministri Rama ka prezantuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve.

Lëvizja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë në një pikë të tensionuar.

Letra e Veliajt nga burgu

Ky i fundit, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u dërgoi sot anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë, ku kërkoi edhe aktivizimin e procedurës së mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar edhe një riorganizim më të gjerë të strukturave drejtuese të partisë, me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe, nga 12 në 24.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha