Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Me 2006 gjoba rrugore në Shkodër, 4 shoferë arrestohen

Me 2006 gjoba rrugore në Shkodër, 4 shoferë arrestohen
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës ka rritur intensitetin e kontrolleve në të gjitha rrugët e qarkut, me synimin për të parandaluar aksidentet dhe për të përmirësuar sigurinë në trafik.

Arrestime dhe procedime penale

Gjatë dy javëve të fundit, përmes monitorimeve dhe kontrolleve, katër shtetas janë arrestuar, ndërsa tetë të tjerë janë procedues penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Masa administrative për shkelje

Policia njofton se janë vendosur 2006 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 478 janë për tejkalim të shpejtësisë, 48 për parakalime të gabuara dhe 15 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu, 42 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosjen e rripit të sigurimit, tetë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe 30 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Pjesa më e madhe e masave, 1069, janë për parkim ose qëndrim të gabuar. Pesë masa janë për qarkullim me xhama të errësuar dhe 311 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet e ardhshme

Sipas Policisë, kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale të qarkut. Fokusi do të jetë te drejtuesit që udhëtojnë nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar ose kryejnë manovra të rrezikshme.

Policia Rrugore e Shkodrës u kërkon drejtuesve të mjeteve t’i zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/e.i/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha