Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Ismaili kërkon shkarkimin e Elviz Azizit nga Vitia

Ismaili kërkon shkarkimin e Elviz Azizit nga Vitia
Foto: insajderi.org

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, i ka kërkuar ministrit Arben Vitia shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Kjo kërkesë u paraqit gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, ku diskutohet mungesa e barnave për trajtimin e kancerit.

“Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

Ai tha se gjendja në ShSKUK është katastrofale dhe pretendoi se përgjegjësit po mbrohen nga politika.

“Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht. ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike”, ka deklaruar ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha