Poezi nga Faik Konica.
Kur jetonte Skënderbeu,
Shqipëria lulëzonte.
Ishte e fortë, ishte e zonjë,
Kishte në flamur një shqiponjë,
Një shqiponjë me dy krerë,
Ajo lirisht hapej në erë.
Kur armiku na sulmonte,
Flamuri i kombit ngrihej.
Gjëmonin një mijë trumbeta,
Luftonin treqind mijë veta.
Derdhnin gjakun si të marrë,
Që të mbaheshin shqiptarë.
Derdhnin gjakun pa peshuar
Për flamurin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbeti e shkretë.
Trimat shkuan edhe vetë,
Kordhët po ndryshken mënjanë.
Kordhët ndryshkën dhe në baltë,
Na ra flamuri i lartë!
Na ra flamuri i lartë,
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kanë dalë ca zuzarë
Që ulërijnë shqiptarë,
Po këtë emër e lanë,
U bashkuan me aganë
E punojnë natë e ditë
Që të mbetemi pa dritë,
O zuzar, o tradhëtorë,
Ne na bëni shërbëtorë,
Na e vuajtët lirinë
E na shkelët Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjithçka që patëm e që kemi!
Po mjaft! Koha është afër,
Kur të ndizet lufta e ashpër,
Lufta tri herë e bekuar
Që na ka për të shpëtuar,
Jo luftë kundër Turqisë,
Jo kundër mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindën shqiptarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët
T’dalim nga gjumi i errët,
Po ç’dëgjojnë vetën e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Është turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrihuni, o shqiptarë,
T’i shtypim këta zuzarë!/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com









