Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Studentët dhe qytetarët protestojnë kundër qeverisë: Pa dorëheqje nuk ndalemi!

Studentët dhe qytetarët protestojnë kundër qeverisë: Pa dorëheqje nuk ndalemi!
Foto: balkanweb.com

Marshimi i studentëve vazhdon në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

Protesta në rrugë

Të rinjtë ecin përgjatë rrugës dhe e shoqërojnë protestën me slogane kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Pa dorëheqje nuk ndalojmë!” është një ndër thirrjet që përsëritet gjatë marshimit.

Mesazhe drejtuar policisë

Protestuesit kanë drejtuar mesazhe edhe ndaj uniformave blu, duke brohoritur: “Polici, këtu na ke, shiko krimin dhe jo ne!” dhe “Poshtë diktatura”. Ndërkohë, situata ka sjellë bllokimin e trafikut në zonën e 21 Dhjetorit.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha