Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kosova ngec me një pikë ndaj Izraelit, goli mungon në Vokrri

Kosova ngec me një pikë ndaj Izraelit, goli mungon në Vokrri
Foto: telesport.al

Kosova nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, raundi i pestë.

Dardanët nisën me vrull dhe iu afruan golit që në minutën e 8-të, por goditja e Edon Zhegrovës përfundoi pranë shtyllës së majtë.

Në minutën e 41-të, Milot Rashica u ngrit lart për të goditur topin pas një goditjeje nga këndi dhe u përpoq ta dërgonte topin me kokë drejt portës, por goditi vetëm traversën. Pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në minutën e 67-të, Kosova mbeti me një lojtar më pak pasi Veldin Hoxha mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga fusha. Në minutën e 73-të, goditja e Edon Zhegrovës kaloi vetëm pak centimetra larg shtyllës së djathtë.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha