Gjatë marshimit kundër qeverisë në Tiranë, në zonën e 21 Dhjetorit, disa protestues dëmtuan reklamat e vendosura përgjatë rrugës.
Marshimi dhe thirrjet kundër kryeministrit
Marshimi u shoqërua me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ndërsa studentët vijuan protestën në kryeqytet.
Studentët kanë deklaruar se largimi i kryeministrit nuk është i negociueshëm dhe kanë refuzuar propozimet e qeverisë për dialog. Në protestë janë dëgjuar slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Studentët kërkojnë revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
Burimi: www.albeu.com










