Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Koçiu premton punim në çdo lagje të Tiranës

Koçiu premton punim në çdo lagje të Tiranës
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS-së në Tiranë, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Në një reagim pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Koçiu theksoi se angazhimi i përbashkët do të vijojë në çdo lagje dhe njësi administrative të kryeqytetit.

Angazhimi për integrimin europian

Ajo nënvizoi se puna do të përqendrohet në përmbushjen e objektivave për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe në realizimin e angazhimeve ndaj qytetarëve për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete.

“Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi”, u shpreh Koçiu.

Tirana dhe objektivi “Shqipëria 2030”

Ajo theksoi se Tirana, si kryeqytet europian, duhet të jetë shembull i zhvillimit dhe krijimit të mundësive të reja për familjet, duke e cilësuar atë si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030”.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha