Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Të rinjtë dhe studentët protestojnë për ditën e 17-të para Kryeministrisë

Të rinjtë dhe studentët protestojnë për ditën e 17-të para Kryeministrisë
Foto: reporteri.al

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Studentë, të rinj dhe qytetarë u mblodhën përsëri në pasditen e së enjtes përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e 17-të të protestave kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Tubimi po zhvillohet pa tensione, ndërsa në të marrin pjesë edhe pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit

Më herët gjatë ditës, protestuesit u mblodhën pranë Kuvendit, ndërsa policia kishte rrethuar perimetrin me gardh metalik. Më pas marshimi vijoi drejt Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ndërsa nuk u regjistruan akte dhune.

Prej 17 ditësh, studentë dhe qytetarë kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Protestat u karakterizuan nga akte dhune dhe përplasje me forcat e rendit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama u ka bërë studentëve ftesë të hapur për dialog.

Refuzimi i ftesës për dialog

Studentët kanë vijuar ta refuzojnë ftesën e përsëritur për dialog të Kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.

/m.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha